Volkswagen ka një lajm të mirë për Golf 8-shin


Gazeta Express
18 Qershor 2019 19:22

Prodhuesi gjerman i veturave është duke bërë përpjekje që ta nxjerrë në shitje gjeneratën e tetë të modelit më të shitur në Evropë deri në fund të 2019-ës.

Shefi i Volkswagen, Herbert Diess, në një deklaratë për media ka thënë se kjo kompani është duke u përpjekur maksimalisht që të prodhojë në seri Golfin e ri deri në fund të këtij viti.

“Ne po punojmë shumë për të përfunduar veturat dhe për t’i dorëzuar ato para fundit të vitit”, ka thënë Diess.

Gjatë zhvillimit të gjeneratës së re të Golfit, inxhinierët e Volkswagenit kanë hasur në probleme softuerike, pasi ajo planifikohet që të jetë e lidhur në internet gjatë gjithë kohës.

Por, kjo veçori do ta ekspozojë kompjuterin e veturës ndaj sulmeve të mundshme kibernetike dhe për këtë kërkon masa të gjera të sigurisë.

Softueri i Golf 8-shit pritet të jetë shumë më kompleks se sa ai që gjendet në gjeneratën e tanishme, Golf 7.

Te fundit


Kthehu lart