Vojvoda, sërish probleme me shkopthin e testimit për Covid-19 - Gazeta Express
string(60) "vojvoda-serish-probleme-me-shkopthin-e-testimit-per-covid-19"

Gazeta Express

09/07/2020 8:43

Vojvoda, sërish probleme me shkopthin e testimit për Covid-19

Gazeta Express

09/07/2020 8:43

Ylli i Kosovës, Mërgim Vojvoda, e bëri së fundi sërish testin për koronavirus, si pjesë e protokollit të klubit të tij Standard Liege. Në videon e publikuar nga futbollisti dhe të shpërndarë nga klubi vërehet se testi nuk ishte aspak i lehtë për kosovarin.

Pas ndërprerjes së futbollit në Evropë në muajin mars shkaku i përhapjes së koronavirusit, Belgjika vendosi të mos i rinisë ndeshjet e kampionatit, duke e shpallur Club Brugge kampion të ri, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, klubi belg Standard Liege tani është duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm dhe, për t’ua lejuar stërvitjet e rregullta, ata duhet t’i testojnë vazhdimisht lojtarët, në mënyrë që të mos ketë infektim masiv në skuadër.

Pjesë e kësaj procedure ishte edhe mbrojtësi anësor kosovar Mërgim Vojvoda, i cili, siç shihet në video, nuk e pati aspak të lehtë ta durojë shkopthin e testimit për Covid-19.

Vojvoda e kishte bërë një test për koronavirus edhe në fund të muajit të kaluar bashkë me të gjithë skuadrën e tij, por testimet bëhen rregullisht në mënyrë që të identifikohet sa më shpejt një raste dhe të mos lejohet shpërndarja e virusit. /Gazeta Express/