string(96) "vodhi-para-ne-shtepine-ku-punonte-zbardhet-skema-si-u-zbulua-pastruesja-tjeter-hajdute-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

04/02/2023 15:33

Vodhi para në shtëpinë ku punonte, zbardhet skema si u zbulua pastruesja tjetër hajdute në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

04/02/2023 15:33

Një tjetër rast i njëjtë me Rozeta Dobin është regjistruar sot në Tiranë në rrugë “Vaso Pasha”.

Elida Kodra vodhi një shumë parash në një banesë ku kishte punuar si pastruese.

Është zbardhur skema se si pastruesja Elida Kodra u prangos nga policia në lidhje me vjedhjen e më shumë se 2 mijë eurove në banesën e një çifti të moshuarish.

Denoncimi nga pronarët është bërë 3 ditë më parë dhe ata kanë qenë të bindur se paratë ishin marrë nga pastruesja. Ditën që ajo u rikthye në banesë për të pastruar, policia i kishte përgatitur një rreng në bashkëpunim me pronarët.

Një sasi parash ishin vendosur në një vend dhe është mbajtur në mbikëqyrje derisa i ka futur sërish në çantë. Gjatë kontrollit i janë gjetur paratë dhe në dëshminë para policisë ka pranuar se ka qenë ajo autore e vjedhjes së valutave të ndryshme.