Vodhi bankën në Lipjan, shkakton vetaksident duke i ikur Policisë - Gazeta Express
string(64) "vodhi-banken-ne-lipjan-shkakton-vetaksident-per-ti-ikur-policise"

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 9:49

Vodhi bankën në Lipjan, shkakton vetaksident duke i ikur Policisë

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 9:49

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Lipjan, meqenëse dyshohet se ka kryer një vjedhje në një bankë. Ai duke tentuar t’iu shmanget patrullave policore ka shkaktuar vetaksident trafiku, raporton Express.

Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë me dije se gjatë kontrollimit të veturës së tij është gjetur dhe është konfiskuar një revole me pesë fishekë, kaçavidë, dy pajser, një targë e veturës dhe një arkë e zbrazët.

Lexo Edhe:

“Lipjan 03.12.2020 – 02:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer një vjedhje në një bankë, ka tentuar ti shmanget patrullave policore dhe ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Gjatë kontrollimit të veturës, është gjetur dhe konfiskuar një revole me pesë fishekë, kaçavidë, dy pajser, një targë e veturës dhe një arkë e zbrazët. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. /Gazeta Express