Vodhën pulat, Prokuroria kërkon një muaj paraburgim


Gazeta Express
12 Korrik 2019 21:41

Për vjedhjen e 15 pulave dhe dy gjelave, Prokuroria e Gjilanit kërkon një muaj paraburgim, raporton T7

Vetëm pak pula i kanë mbetur në oborr. Të tjerat që kishe Mentor Rashiti, ia vodhën  hajnat.

Kjo nuk është hera e pare që Mentorit nga Gjilani i ndodhë e njëjta gjë.

Ai për televizionin T7 ka treguar edhe si ka ndodhur rasti dhe se Policia kanë qenë te parët që kanë intervenuar.

VJEDHIN PULA, PROKURORIA KËRKON NJË MUAJ PARABURGIM

E më këtë rast janë marrë edhe prokuroria e edhe gjykata.

Madje prokuroria duke e cilësuar rastin si “vjedhje e rëndë” ka kërkuar nga gjykata të shqiptohet edhe masa e paraburgimit prej një muajsh.

Por organi akuzës nuk kishte arritur të bindte gjykatësin procedurës paraprake që të shqiptohet kjo masë.

Në një përgjigje për T7, Gjykata e Gjilanit kanë thënë se në seancën e mbajtur kundër M.R dhe Rr. N nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë.

Gjykata për këtë rast ka urdhëruar Stacionin e Policisë në Gjilan që të lirojë menjëherë të pandehurit. /Kaltrina Zymberi, T7

Te fundit


Kthehu lart