VMRO: Qeveria dhe Ruskoska po e zvarrisin procedurën për rastin "Zhvatja" - Gazeta Express
string(70) "vmro-qeveria-dhe-ruskoska-po-e-zvarrisin-proceduren-per-rastin-zhvatja"

VMRO: Qeveria dhe Ruskoska po e zvarrisin procedurën për rastin “Zhvatja”

Gazeta Express

07/12/2019 10:41

VMRO-DPMNE përmes një komunikate me shkrim njofton se pushteti dhe Ruskovska po e zvarrisin procedurën për rastin “Zhvatja”.

Nga VMRO-DPMNE pyesin se ku ka përfunduar çanta prej 1.5 milionë eurove, a është financuar fushata e LSDM-së dhe e Pendarovskit me këto para, cilët biznesmenë kanë qenë viktima dhe sa para gjithsej janë marrë si haraç.

Lexo Edhe:

“Pushteti po fsheh diçka. Çfarë ka kërkuar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në një nga takimet mes Boki 13 dhe viktimës?”, qëndron në kumtesë.

Ata shtojnë se Janeva nuk ka marrë 50.000, por 350.000 euro dhe se çanta ka udhëtuar nëpër shumë lokacione.

“Ruskoska ikë nga e vërteta. Për arsye se nuk dëshiron të hetojë se ku shkuar çanta. Ruskoska po e zvarrit hetimit për shkak se e din se pas ‘haraçi’ qëndrojnë krerët në pushtet”, thuhet në fund të VMRO-DPMNE-së.