VMRO: PSP është mbushur me kushërinj dhe militantë partiak


Gazeta Express
18 Shtator 2019 17:01

VMRO-DPMNE sot ka akuzuar se Prokuroria Speciale Publike ka qenë e stërmbushur me kusherinj të prokurorëve dhe gjykatësve, familjarë të personaliteteve politike dhe anëtar të lartë të LSDM-së.
Liljana Zaturoska
“Një nga arsyet kryesore për formimin e këtij komisioni janë punësimet partiake dhe nepotizmi të cilat ishin njolla më e madhe e PSP-së, që nga themelimi e deri më sot. PSP ka qenë institucion ku ke mundur të punësohesh mbi tre baza: 1. Nëse jeni familjar ose I afërm me një nga prokurorët. 2, Nëse jeni familjari i një funksionari të LSDM-së ose nëse merrni rekomandim partiak. 3. Nëse jeni fëmijë i gjykatësit apo prokurorit i cili duhet të fitojë shpërblim për dëgjueshmëri ndaj LSDM-së dhe PSP-së”
Kjo sipas saj është arsyeja se përse partitë duhet të mbështesin propozimin e VMRO-DPMNE-së për formimin e komisionit anketues, icili do të hetojë punën, punësimet dhe shpenzimet e Prokurorisë Speciale Publike. Zaturovska numëroi edhe raste konkrete dhe emra të familjarëve dhe anëtarëve partiak që sipas saj janë punësuar në PSP falë afërsisë me LSDM-në.
Liljana Zaturoska
“Eftimija dhe Lupço Çuçurski, kusheri të parë të prokurorit Gavrill Bubevski, Andrijana Ristoska, kusherinkë e parë e prokurores Len[e Ristoska, prokurorja e PSP-së Lile Stefanova e ka punësuar kumbarën i cili rastësisht është edhe fjali i Igor Milev bashkëpunëtor i afërt i Zoran Zaevit dhe anëtar i KSHS me propozim të LSDM-së nga Radovishi. Elena Josifivska, nëna e të cilit Elizabeta Josifovska. Petre Boshkov i punësuar në PSP si dhëndër për kusherintën e parë të ministres Renata Deskoska”
Këto emra sipas zyrtares së VMRO-DPMNE-së, janë vetëm një pjesë e një liste të gjatë të familjarëve, të afërmve dhe funksionarëve partiak që janë punësuar në Prokurorinë Speciale Publike.

Te fundit


Kthehu lart