VMRO: PSP dhe Janeva u futën në krim


Gazeta Express
12 Gusht 2019 11:24

Përmes një kumtese me shkrim nga VMRO-DPMNE thonë se puna e Katica Janevës dhe PSP-së është punë serioze për shkak se kanë marrë 4 milionë euro nga qytetarët për punën e tyre.

“Katica Janeva dhe PSP merrnin paga të larta, e keqpërdorën besimin dhe autorizimin duke hyrë në krim të pastër së bashku me kokën e oktapodit Zoran Zaev”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Sipas tyre PSP ka pasur për qëllim të krijojë raste politike që më pastaj të bëjnë trysni dhe haraç në favor të Zoran Zaevit.

“Opinioni u bind se Katica Jaeva ka marrë pjesë në gjithë konstruksionin dhe së bashku me Boki Trediçi ju kanë dhënë garanci të të akuzuarve”, thuhet në njoftimin e partisë opozitare maqedonase.

Tani është e qartë, shtojnë nga VMRO-DPMNE, pse në PSP i fshinin kompjuterët dhe fshehin telefona.

“Është i qartë edhe roli i prokurorisë Ruskovska që bën gjithçka që të mbrojë Zaevin dhe Janevën dhe pikërisht në mes të hetimit iku në pushim që ata të kenë mundësi të shpërbëjnë dëshmi por edhe të ndikojnë ndaj dëshmitarëve për t’u vërtetuar faji i tyre”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Në fund nga kjo parti thonë se është e qartë se në këtë skandal është e përfshirë Janeva, Zaevi dhe shumë funksionarë të LSDM-së dhe se ky skandal është vetëm një dëshmi shtesë se Zaev dhe LSDM e shkatërruan shtetin e së drejtës dhe prishën imazhin e Maqedonisë duke prishur kështu edhe eurointegrime e vendit

Te fundit


Kthehu lart