VMRO kërkon hetim për bisedat e Zaevit me Poroshenkon e rremë


Gazeta Express
12 Korrik 2019 16:29

VMRO-DPMNE-ja opozitare sot ka bërë thirrje deri tek Prokuroria Publike të hapë hetim për komunikimet e Zoran Zaev përmes telefonit të tij personal me Poroshenkon e rremë dhe të gjitha mesazhet dhe informatat që i ka treguar.

Siç deklaroi zëdhënësi Naum Stoillkovski, në biseda ekzistojnë indicje serioze për disa vepra penale.

“Mesazhet e Zaev të publikuara në media, tregojnë se ai në kabinetin e Qeverisë ka mbajtur takim me personin kontroverz Tal Silberstin, njeri i cili nga ana e kancelarin austriak Sebastian Kurc është quajtur si i dyshuari i parë për krijimin e aferave për të cilën arsyeja ra Qeveria austriane. Pikërisht ai është pranuar nga ana e Zoran Zaev në kabinetin e kryeministrit në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, e atë pikërisht kur ka ndodhur afera në Austri. A thua vallë Zaev ka lidhje me ngjarjet në Austri, shtet i cili është mik shumë vjeçar i Republikës së Maqedonisë”, tha Stoillkovski.

VMRO-DPMNE në pres konferencë tha se kundër Silberstin ka procese në Izrael dhe në Romani. Ai, sipas fjalëve të Stoillkovski, ka patur dosje për larje parashë, pengim të drejtësisë, organizim jolegal për finansim të fushatave zgjedhore politike, dosje për mitmarje, falsifikim të dokumenteve dhe vepra tjera.

Opozita kërkoi nga Qeveria të përgjigjet se çfarë kërkon një person i tillë në takim me kryeministrin, pse është pranuar dhe me kërkesë të kujt, shkruan Zhurnal.

Te fundit


Kthehu lart