VMRO-ja kërkon shkarkimin e Janevës, shumica parlamentare hedh poshtë propozimin


Gazeta Express
11 Shtator 2019 17:07

VMRO-DPMNE-ja në seancën e sotme parlamentare propozoi që rendi i ditës të plotësohet me pikë për shkarkimin e Prokurores Speciale Publike, Katica Janeva, dhe atë në pajtim me rekomandimin e miratuar në Komisionin për Zgjedhe dhe Emërime dhe Këshillin e Prokurorëve.

Sipas VMRO-DPMNE-së, argument plus është edhe fakti që Janeva ndodhet në paraburgim si e dyshuar e rastit “Reket”, dhe njëkohësisht jep edhe vendime dhe urdhra nga paraburgimi, që janë antiligjore.

Shumica parlamentare me 58 vota e hodhi poshtë propozimin për shkarkimin e Katica Janevës.

“Është e paqartë se pse pushteti e mbron Janevën nga shkarkimi”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Te fundit


Kthehu lart