VMRO-ja kërkon dorëheqjen e Zaevit dhe Osmanit - Gazeta Express
string(46) "vmro-ja-kerkon-doreheqjen-e-zaevit-dhe-osmanit"

VMRO-ja kërkon dorëheqjen e Zaevit dhe Osmanit

Ballina

Gazeta Express

01/12/2020 14:46

VMRO-DPMNE në protestën e organizuar para Ministrisë së Jashtme kërkoi dorëheqjen e ministrit të jashtëm Bujar Osmani, nën pretekstin se gjatë uikendit në këtë ministri janë zhvilluar negociata me palën bullgare. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antoni Milloshovski para godinës së Ministrisë së Punëve të Jashtme ka kërkuar dorëheqjen e ministri të Jashtëm Bujar Osmani, kryeministrit Zoran Zaev dhe zv/kryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

“Zaev nuk arriti që ta shndërroj Maqedoninë në shtet evropian, por arriti t’i bashkoj qytetarët kundër tij dhe të kërkojnë dorëheqjen e tij. Askush nuk ka të drejtë të tregtoj me heronjtë, vetëm e vetëm që të mbetet në pushtet. Nuk guxojmë t’i harrojmë luftëtarët që dhanë jetën për Maqedoninë dhe atë nga shteti që ishte okupatorë në Maqedoni. Andaj vlerësojmë se as Bujar Osmani, as Zoran Zaev dhe s Nikolla Dimitrov nuk kanë të drejtë të tregtojnë me interesat e shtetit tonë”, tha Milloshoski.

Lexo Edhe:

“As Bujar Osmani, as Nikolla Dimitrov e as Zoran Zaev nuk kanë të drejtë të luajnë me viktimat, kujtimet dhe të kaluarën, me dhimbjen dhe me këtë vlerë për çlirimin e Maqedonisë dhe Evropës”, tha mes tjerash Milloshovski duke përkujtuar Zaevin dhe Osmanin se në rast se ato nuk shkojnë në Kuvend për të treguar hollësisht rreth negociatave me Bullgarinë, atëherë qytetarët do të shkojnë në Qeveri dhe do ta bllokojnë atë.

Njëkohësisht protesta e organizuar nga VMRO-DPMNE-ja po mbahet edhe para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku çdo moment pritet protestuesve t’ju drejtohet kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.