VMRO-DPMNE: Zoran Zaev në mënyrë brutale përballet me gazetarët dhe i ofendon - Gazeta Express
string(76) "vmro-dpmne-zoran-zaev-ne-menyre-brutale-perballet-me-gazetaret-dhe-i-ofendon"

VMRO-DPMNE: Zoran Zaev në mënyrë brutale përballet me gazetarët dhe i ofendon

Gazeta Express

05/08/2020 12:23

VMRO-DPMNE ka reaguar ashpër dhe dënon sjelljen siç thonë ata, brutale dhe jodemokratike të Zoran Zaev mbi gazetarët dhe mediat, duke i nënçmuar, etiketuar dhe duke u përballur me to, përcjellë Express nga Zhurnal.

Siç shprehen nga DPMNE, kjo sjellje e Zaev paraqet primitivizëm që paraqet pasqyrim i regjimit hibrid në të cilën ai e futi shtetin.

Lexo Edhe:

“Jemi bërë shtet ku Zoran Zaev përcakton cilat janë mediat objektive në vend e cilat jo, shtet ku fizikisht rrihen gazetarët dhe ngriten aktakuza vetëm sepse e kryejnë punën e tyre. Zaev njeriu që si në politikë ashtu edhe në pjesën e mediumeve, porositë akuza dhe përballet me ata që nuk mendojnë njejtë. Zoran Zaev duhet të kërkojë falje për mediumet dhe i gjithë opinioni përshkak sjelljes jo të hijshme dhe selektive ndaj mediumeve”, thonë nga VMRO.

Nga kjo parti më tej shtojnë se Zoran Zaev është lider i një partie e cila udhëheqë qeveri dhe në mënyrë selektive fton gazetarë dhe media të ndjekin press konferencat, qeveri e cila gazetarët detyrohen më parë të përcaktojnë pyetjet në intervista.

“Zaev refuzon debate, u ikë kritikave të mediumeve dhe itervistave. Ai është njeri që shkelë mbi profesionin e gazetarisë. VMRO-DPMNE proteston ndaj kësaj sjelljeje të turpshme të Zoran Zaev dhe përballjes brutale me gazetarët të cilët kritikojnë punën e tij. Liria e mediave është fundamenti i demokracisë dhe kjo nuk ka çmim. Zoran Zaev është i rrezikshëm për këtë liri”, thonë nga VMRO-DPMNE.