VMRO-DPMNE: Zaevi është nxitës dhe mbrojtës i krimit në Maqedoni


Gazeta Express
27 Qershor 2019 12:13

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE thonë se qeveria e Zaevit për çdo ditë të kaluar tregon se është rritur në një regjim të vërtet.

I faluri Zoran Zaev është nxitës dhe mbrojtës i krimit dhe paligjshmërisë në Republikën e Maqedonisë.

“Zaev, në vend që ta gjykonte të kërkonte dorëheqjen e Kurto Dudush, u përpoq të justifikonte arrestimin, rrahjet dhe ngacmimet të qytetarit. Është më se e qartë se zyrtarët qeveritarë kanë përkrahjen e pakursyer nga Zaev për të kryer dhunë dhe për t’u sjellë si sherif dhe skllevër ndaj qytetarëve”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Nga atje pyesin se si është e mundur që një kryeministër i një shteti që pretendon të jetë pjesë e BE-së, mendon se mund të ketë arsye të mirë që një person të burgoset joligjërisht, i torturuar dhe mashtruar nga ana e zyrtarëve?

Nga atje shtojnë se një sjellje e tillë nuk është as demokratike as e civilizuese, aq më pak evropiane.

Te fundit


Kthehu lart