VMRO-DPMNE: Zaevi e ka turpëruar Republikën e Maqedonisë para gjithë botës


Gazeta Express
12 Korrik 2019 10:36

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE edhe një herë ka kritikuar pushtetin e udhëhequr nga LSDM-ja e Zoran Zaevit duke thënë se duhet të ketë përgjegjësi për sjellje jo serioze nga kryeministri, në lidhje me telefonatat me “liderët e rrejshëm”.

“Zaevi e ka turpëruar Republikën e Maqedonisë para gjithë botës duke treguar se sa jo serioz është. Gjithashtu ai e turpëroi vendin para botës me kartelin e tij të kriminelëve” thonë nga partia opozitare.

“Ai më herët e sulmonte shtetin e Rusisë për komplot por kjo doli të jetë gënjeshtër dhe mendim personal të komikëve rusë. Nëse komikët nuk do t’i kishin publikuar bisedat ai ende do të kishte menduar se flet me Poroshenkon dhe Stoltenbergun dhe do të vazhdonte tu jepte të fshehta shtetërore atyre” ka përfunduar partia opozitare maqedonase, shkruan Zhurnal.

Te fundit


Kthehu lart