VMRO-DPMNE: Zaev ka rrënuar autoritetin dhe dinjitetin e shtetit, ai di vetëm të kërkojë rryshfet


Gazeta Express
15 Korrik 2019 11:09

Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare kanë hedhur akuza mbi kryeministrin Zoran Zaev dhe Qeverinë e tij se me karakterin e tij shkatërrues ka rrënuar autoritetin dhe dinjitetin e Republikës së Maqedonisë, transmeton Zhurnal.

Nga atje theksojnë se bisedat me Poroshenkon e rremë kanë treguar se Zaev duke mos menduar fare menjëherë është lëshuar në veprime kriminale.

“Është e qartë se gjëja e parë që ai mendoi të bëjë është rryshfeti dhe kështu nuk e ka problem të ofrojë rryshfet, pa marë parasyshë nëse bëhet fjalë për biznesmenë maqedonas, apo për një Patriark Ekumenik”, thuhet në komunikatën e partisë.

Në të shtohet se vet fakti që Zaev është i rrethuar me krim, zbulojnë dhe mesazhet që vet ai ka lëshuar drejt komedianëve.

“Në ta shihet se në kabinetin qeveritar ka mbajtur takim me kriminel ndërkombëtar i akuzuar për finansim jolegal të fushatave zgjedhore, larje të parave dhe mitmarje për propagandë për lajme të rreme, por është i involvuar edhe në skandale në vende mike të Maqedonisë. Dëgjuam si i rrezikon marrdhëniet miqësore me fqinjët dhe si flet dhe e përqeshë presidentin aktual të Ukrainës Vlladimir Zelenski, duke e quajtur populist, ndërsa me komedianët pajtohet edhe se është i paguar nga Rusia”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga partia shtojnë se në bisedat Zaev i nënçmon qytetarët dhe votuesit në Republikën e Maqedonisë.

“Në një nga ato biseda ai menjëherë pajtohet me fjalën e famshme stalinike se nuk është me rëndësi si votojnë qytetarët, me rëndësi është si numërohen votat, që mjaftueshëm na tregon si i organizoi zgjedhjet dhe referendumin në shtet dhe pse Prokuroria nuk reagoi për parregullsitë zgjedhore”, thuhet në komunikatë duke kërkuar përgjegjësi për të gjitha këto biseda, jo vetëm pse ekzistojnë indicje për krim dhe shkelje, por dhe se janë shpaluar informata serioze he janë bërë skandale diplomatike dhe ndërkombëtare.

Te fundit


Kthehu lart