VMRO-DPMNE: Zaev ka dështuar në fushën e energjetikës


Gazeta Express
12 Nëntor 2019 11:29

Zoran Zaev dhe LSDM i shkatërrojnë edhe ashtu  kapacitetet e vogla energjetike të cilat i ka Maqedonia. Në vend të investimeve në kapacitete të reja, pushteti menzi i mban të vjetrat.

Nuk ka muaj, të mos hiqet nga përdorimi ndonjëra nga blloqet e REK Bitola. Humbjet janë në rënie, ndërsa askund nuk janë  investimet e paralajmëruara  në termoelektrana. Nuk ka filtra, mekanizma as thëngjill. Termoelektranat  janë lënë pas dore.

Pushteti premtoi shumë, ndërsa nuk ka realizuar asgjë. Niveli i realizimit të programit të LSDM-së arrin vetëm 2%.

Pushteti paralajmëroi edhe se  do t’i ndërtojë  hidroakumulimet Çebren dhe Galishte. Tre vjet që janë në pushtet nuk kanë filluar as me përgatitjen  e dokumentacionit projektues.

Tre vjet në pushtet asgjë nuk kanë bërë në fushën e energjetikës. Tre vjet durojmë vetëm humbje.

Koha është LSDM të shkojë. Pas 12 prillit vijon rindërtimi i Maqedonisë me VMRO-DPMNE-në.

Te fundit


Kthehu lart