VMRO-DPMNE kërkon masa urgjente për mbrojtjen e mjekëve - Gazeta Express
string(55) "vmro-dpmne-kerkon-masa-urgjente-per-mbrojtjen-e-mjekeve"

VMRO-DPMNE kërkon masa urgjente për mbrojtjen e mjekëve

Gazeta Express

04/04/2020 18:15

Opozitarja VMRO-DPMNE ka propozuar disa masa të cilat sipas saj urgjentisht duhet të ndërmerren nga autoritetet për parandalimin e infektimit të personelit mjekësor që po ballafaqohet me virusin Korona, përcjell GazetaExpress.

Nga kjo parti ngrenë si shqetësim të madh infektimin e personelit mjekësor që përbën afërsisht 20 për qind në total.

Lexo Edhe:

Nga VMRO kërkuan gjithashtu që qytetet me numër më të madh të të infektuarve, si Shkupi, Kumanova dhe Struga, të futen në karantinë.

“Dje, numri i të infektuarve nga personeli mjekësor ishte më i madh deri më tani, kurse krejt kjo vjen kur akoma jemi në situatë ku nuk është arritur piku i të infektuarve, ndërsa numri i personelit mjekësor që është infektuar shkon deri në rreth 20 për qind. Urgjentisht të merren masa për të siguruar pajisje adekuate për mbrojtje të personelit mjekësor. Të respektohen rekomandimet e OBSh-së, e ajo është testimi i numri më të madh të qytetarëve, pra motoja “Testo, testo, testo”. Të bëhen përpjekje për përfshirje të të gjitha mjeteve dhe institucioneve në dispozicion, siç është Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Farmacisë, Akademia e Shkencave dhe Arteve, Fakulteti i Bujqësisë… si dhe të bëhet testimi i grupeve të ndryshme, përfshirë punonjësit shëndetësorë.”,- deklaroi Igor Nikollov nga VMRO DPMNE./GazetaExpress/B.Lika/