VMRO-DPMNE: Ka kaluar një javë, ndërsa funksionarët e LSDM-së nuk heqin dorë nga pagat e tyre - Gazeta Express
string(91) "vmro-dpmne-ka-kaluar-nje-jave-ndersa-funksionaret-e-lsdm-se-nuk-heqin-dore-nga-pagat-e-tyre"

Gazeta Express

01/04/2020 13:19

VMRO-DPMNE: Ka kaluar një javë, ndërsa funksionarët e LSDM-së nuk heqin dorë nga pagat e tyre

Gazeta Express

01/04/2020 13:19

VMRO-DPMNE kërkon që funksionarët e LSDM-së të heqin dorë nga pagat e tyre dhe të ndihmojnë vendin në ballafaqim me coronavirusin, përcjell GazetaExpress nga Telegrafi.

Kanë kaluar një javë që kur VMRO-DPMNE u bëri thirrje ministrave dhe zyrtarëve të qeverisë që të heqin dorë nga pagat e tyre, ndërsa nga LSDM nuk ka as ndonjë shenjë apo zë.

Lexo Edhe:

Nuk ka asnjë fjalë nga Oliver Spasovski për anulimin e pagës së tij prej 88.000 denarë, as nga Sheqerinska për anulimin e mbi 80.000 denarë neto, dhe Mila Carovska për pagën neto mbi 73.000 denarë, si dhe Renata Treneska Deskoska për mbi 73.000 denarë.

Nga VMRO-DPMNE thonë se funksionarët e LSDM heshtin dhe nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga pagat e tyre mahnitëse që kanë marrë në të kaluarën./GazetaExpress/B.Lika/