VMRO-DPMNE: Çmimi i karburanteve në periudhë prej dy javëve u rrit për mbi 10 denarë, me kërkesë të drejtpërdrejtë të LSDM-së - Gazeta Express
string(123) "vmro-dpmne-cmimi-i-karburanteve-ne-periudhe-prej-dy-javeve-u-rrit-per-mbi-10-denare-me-kerkese-te-drejtperdrejte-te-lsdm-se"

VMRO-DPMNE: Çmimi i karburanteve në periudhë prej dy javëve u rrit për mbi 10 denarë, me kërkesë të drejtpërdrejtë të LSDM-së

Gazeta Express

26/05/2020 17:05

Sot nuk do të dalë në publik as Kosta Petrovi e as këshilltari i Zaevit Bytyqi që të njoftojë se rritja e akcizës nuk do të ndikojë në standardin e qytetarëve sepse çmimi i karburanteve rritet në mënyrë marramendëse. E mashtruan dhe gënjyen popullin.

Realiteti është se vendimi i sotëm për rritjen e çmimit të karburanteve deri 3 denarë është pjesë e grabitjes ndaj qytetarëve dhe ekonomisë të cilin LSDM-ja e filloi me rritjen e akcizës.

Lexo Edhe:

Për më pak se dy javë kemi rritje të çmimit të karburanteve për më shumë se 10 denarë.

Së pari nuk ishte logjike rritja e akcizës për 3.5 denarë, pastaj më 11 maj vijoi rritje për 3.5 denarë të rinj, që më 11 maj të kemi sërish rritje prej 1 denar, rritja e sotme me radhë për periudhë prej dy javëve kontribuoi që qytetarët të paguajnë 10 denarë më shumë për një litër benzin, në krahasim prej para dy javëve.

Gjatë krizës së koronës, kur ekono(MEDIAL)po përjeton dëme të mëdha, të dhënat për karburantin – energjensi bazë dhe ngritësi i shumë veprimtarive në mënyrë shtesë rriten dhe kjo me kërkesë të drejtpërdrejtë nga ana e LSDM-së.

Qeveria e merr edhe denarin e fundit nga qytetarët dhe biznesmenët, vetëm që t’i mbulojë vrimat në buxhet të cilat janë shkaktuar nga mospuna e tyre dhe menaxhimi i gabuar.

LSDM-ja e shtyn shtetin drejtë humnerës, ndërsa qytetarët dhe biznesin drejtë varfërisë së përgjithshme. Nevojitet strategji urgjente për dalje nga kriza. Me LSDM-në kjo nuk është e mundur. VMRO-DPMNE-ja ka plan dhe strategji për ripërtëritje të Maqedonisë.

VMRO-DPMNE-ja është e ndryshme prej LSDM-së. Me LSDM-në dhe Zaevin fituam regjim hibrid, paaftësi, krim dhe varfëri.