Vlora “pushtohet” nga gaforrja blu, peshkatarët: Duhet të konsumohet sa më shumë, na rrezikon


Gazeta Express
12 Korrik 2019 16:40

Gaforrja blu është një ushqim tepër i shijshëm nga deti, por jo aq i mirë për banorët e tjerë të ujërave tona, ku i gjen të shumta në numër, prej 17 vjetësh.

Por gaforret janë shtuar aq shumë sa tani po rrezikojnë speciet e tjera. Ndaj peshkatarët e Vlorës kërkojnë kapjen dhe konsumin e tyre në masë.

Fushata sensibilizuese bëri bashkë në Qendrën e Vizitorëve të Parkut Detar Karaburun, Sazan, dhjetëra peshkatarë në festën e Gaforres Blu.

“Është aliene, domethënë specie që nuk e ka habitatin e saj ndaj është kthyer në rrezik për të tjerat, duhet gjuajtur dhe konsumuar sa më shumë”, ka thënë peshkatari Sherif Dyrmishi.

Në Vlorë një kilogram gaforre kushton 500 lekë.

Konsumimi i specieve të ashtu quajtura “invazive”, si gaforrja blu, ndihmon në ruajtjen e ekuilibrave të biodiversitetit në ujërat tona./t.ch

Te fundit


Kthehu lart