string(68) "vlora-nen-pushtetin-e-shiut-merr-flake-pompa-e-hidrovorit-te-qytetit"

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2024 16:07

Vlora nën “pushtetin” e shiut, merr flakë pompa e hidrovorit të qytetit

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2024 16:07

Një nga katër pompat e hidrovorit të qytetit të Vlorës  është përfshirë nga flakët, pasi ka punuar me kapacitet të plotë.

Incidenti ka ndodhur në momentin kur pompa po operonte në mënyrë intensive për të përballuar ngarkesën e lartë të punës.

Për pasojë specialistët kanë fikur edhe pompat e tjera deri në riparimin e defektit.