Vllasi thotë se Vuçiq po kërkonte rikthim të diçkaje që vet urdhëroi të hiqet: U tregua qesharak - Gazeta Express
string(95) "vllasi-thote-se-vuciq-po-kerkonte-rikthim-te-dickaje-qe-vet-urdheroi-te-hiqet-u-tregua-qesharak"

Lajme

Gazeta Express

13/09/2024 23:42

Vllasi thotë se Vuçiq po kërkonte rikthim të diçkaje që vet urdhëroi të hiqet: U tregua qesharak

Lajme

Gazeta Express

13/09/2024 23:42

Ish-politikani Azem Vllasi, i ka quajtur qesharake kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit karshi Kosovës.

Vllasi u shpreh se Vuçiq ishte qesharak, pasi po kërkonte rikthim të diçkaje që vet urdhëroi të hiqet.

Lexo Edhe:

“Unë mendoj se kjo paraqitje kishte për qëllim kryesor që ta ç’vendos vëmendjen nga problemet që i kanë në Serbi, sepse një masë e madhe e popullatës në Serbi është duke reaguar ashpër kundër synimit të pushtetit që të gropojë për litium atje. Ky përqendrohet vetëm në pjesën veriore të Kosovës, dhe kinse në pozitën e vështirë të serbëve, Sa i përket vajtimit të pozitës së serbëve në veriun e Kosovës, kjo absolutisht i përngjan propagandës para 36/7 viteve. Por interesant, nuk e tha asnjë fjalë për serbët në pjesët e tjera të Kosovës, në gjashtë komunat që janë me shumicë serbe”, u shpreh Vllasi në Klan Kosova.

“Dhe çfarë ishte më qesharakja në ato kërkesa të tij, ai në të vërtetë thërret për korrigjimin e gabimeve të tij trashanike që i bëri para një viti. Kërkon që atje të kthehet një kontingjent i serbëve, ai pati kërkuar që serbët në veri të tërhiqen dhe t’i dorëzojnë uniformat”, tha tutje ish-politikani.