Ish-politikani komunist i Azem Vllasi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se sistemi qeverisës i Jugosllavisë, ka qenë sistemi më liberal prej sistemeve komuniste, shkruan Express.
Avokati Vllasi gjithashtu tha se kishte vizituar edhe vendet komuniste të Azisë së Largët, si Kina, Vietnami dhe Korea e Veriut. E krahasuar me këto vende, Jugosllavia ishte më liberale.
Madje sipas tij, Vllasi tha se këtë gjë e di edhe perëndimi. Tutje, ai tha se në Jugosllavi kishte pronë private e edhe firma të vogla, përdallim nga vendet e tjera.
“Kam qenë në Vietnam, në Kinë, madje edhe në Korenë Veriore. Të gjitha i kam parë, udhëheqës në Korenë e Veriut ka qenë Kim Il-sung, gjyshi i liderit aktual Kim Jong-Un. Prej të gjithave shtete socialiste-komuniste, shtete me monopolin partiak, Jugosllavia ka qenë me sistemin ma liberal prej sistemeve komuniste. Këtë e ka pranuar edhe perëndimi. Ke mund të posedosh firma të vogla, tokë private”, ka thënë Vllasi.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...