Në teatrin kombëtar u mbajt ceremonia e ndarjes së mirënjohjes nga shoqata “Skënderbeu” në New York të SHBA-ve, si vlerësim për veprën studimore “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999” të autorit Rrustem Berisha.
Në këtë rast anëtari i kryesisë së shoqatës “Skënderbeu”, Faton Zogiani solli mirënjohjen nga New York, duke vlerësuar punën krijuese për veprën historike në 3 vëllime.
Zogiani në emër te kryetarit të shoqatës Mark Qehaja u shpreh se shoqata shqiptaro-amerikane ka vlerësuar kontributin e autorit Berisha dhe si mbështetje ka ndarë vlerësimin e saj për këtë vepër. Në këtë ceremoni merrnin pjesë artistët Luan Daka, Hamdi Dekaj, dr. Qazim Namani dhe studiues të tjerë e miq të autorit.
Autori falënderoj të gjithë të pranishmit si dhe falënderoj për përkrahjen e të gjithë atyre që e kanë mbështetur vazhdimisht per finalizimin e këtij projekti. Sidomos veçoj rolin dhe kontributin atdhetarit Rrok Dedvukaj i cili për vite me radhë ka mbështetur këtë projekt me një kosto jashtëzakonisht të lartë.