Vjosa Osmani reagon pas sulmit ndaj Hotit, thotë se me vezë nuk ndalen vendimet e Qeverisë - Gazeta Express
string(89) "vjosa-osmani-reagon-pas-sulmit-ndaj-hotit-thote-se-me-veze-nuk-ndalen-vendimet-e-qeverise"

Gazeta Express

22/02/2020 13:55

Vjosa Osmani reagon pas sulmit ndaj Hotit, thotë se me vezë nuk ndalen vendimet e Qeverisë

Gazeta Express

22/02/2020 13:55

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit me vezë që iu bë mëngjesin e sotëm zëvendëskryeministrit Hoti.

Kryekuvendarja Osmani ka thënë se vendimt e qeverisë përfshirë edhe taksën nuk mund të ndalen me vezë.

Lexo Edhe:

“Tarifa nuk është çështje vezësh. Është konsensus e veprim shtetëror dhe bashkërendim me miqtë strategjik të Kosovës.As sulmet me vezë e as me mjete të tjera nuk do të mund ta ndalin vendosmërinë tonë që ta qojmë Kosovën përpara”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Zëvendëskryeministrit Hoti është sulmuar nga disa persona mëngjesin e sotëm pranë ndërtesës së qeverisë, të cilët dëgjoheshin në një video-incizim duke thënë se “taksa nuk bën të hiqet”.

Ndaj këtij sulmi ka pasur reagime të shumta të zyrtarëve vendor të cilët e kanë dënuar aktin./GazetaExpress/