Vjosa Osmani më së shumti gjashtë muaj u.d e Presidentit - Gazeta Express
string(56) "vjosa-osmani-me-se-shumti-gjashte-muaj-u-d-e-presidentit"

Gazeta Express

07/11/2020 12:04

Vjosa Osmani më së shumti gjashtë muaj u.d e Presidentit

Gazeta Express

07/11/2020 12:04

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, mund ta mbajë këtë pozitë vetëm gjashtë muaj pasi kështu e përcakton Kushtetuta. Gjatë kësaj kohe duhet të votohet Presidenti ri. Në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje. Ndërsa, se kush do të mbetet në krye të Shtetit pas kësaj periudhë duhet kërkuar interpretim te Gjykatës Kushtetuese.

Vjosa Osmani mund të ushtrojë pozitën e Presidentes vetëm deri më 5 prill. Kjo për shkak se Kushtetuta ia mundëson ushtrimin e këtij funksioni për gjashtë muaj.

Lexo Edhe:

Nëse deri atëherë nuk votohet Shefi i ri i Shtetit i duhet një interpretim i Gjykatës Kushtetuese nëse Kryetarja e Kuvendit mund të mbajë më shumë se gjashtë muaj pozitën e Presidentes.

Me Kushtetutë është e përcaktuar se Kryetari i Kuvendit mund të mbajë pozitën e kreut të Shtetit për gjysmëviti.

Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, kishte thënë në Pressing se pas dorëheqjes së Presidentit atëherë Kryetarja e Kuvendit merr mandatin në mënyrë automatike për një periudhë gjashtëmujore.

“Kryetarja e Kuvendit merr pozitën e Presidentes për gjashtë muaj. Brenda atij gjashtëmujori duhet të votohet Kryetari i ri”, ka thënë Hasani.

Ai ka thënë se duhet pastaj të kërkohet interpretim prej Gjykatës Kushtetuese se kush mund të mbajë këtë pozitë pas kësaj periudhë.

“Duhet të kryhet brenda gjashtë muajsh. Të bëhet zgjedhja ose thuhet se na s’mund të bëjmë shtet”, ka thënë Hasani.

Vjosa Osmani ka marrë pozitën e U.D të Presidentes më 5 nëntor në ditën kur Hashim Thaçi dha dorëheqje dhe shkoi për në Hagë pas aktakuzës së Speciales për krimet lufte.

Kosova kishte pasur edhe një herë tjetër ushtrues detyre të Presidentit kur kishte dhënë dorëheqje Fatmir Sejdiu. Atëkohë, Jakup Krasniqi nuk kishte qëndruar as gjashtë muaj në krye të Shtetit pasi më 27 shtator 2010 ishte bërë U.d i Presidentit derisa ishte zgjedhur Behgjet Pacolli Shef i Shtetit më 22 shkurt 2011.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka paralajmëruar formimin e një partie politike derisa takimet e para me përkrahësit e saj i ka zhvilluar në zyrat e Parlamentit. E njëjta ka përkrahur idenë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja pasi Qeveria e Avdullah Hotit është pa legjitimitet.

Osmani njihet si përkrahëse e Albin Kurtit dhe e ka favorizuar koalicionin e LDK’së me Vetëvendosjen.

Isa Mustafa, në një intervistë televizive, tha se nuk e pranon Vjosa Osmanini për Presidente derisa tha se kjo pozitë i takon PDK’së.

Në këtë situatë, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar zgjedhje të reja nëse ai nuk bëhet Shef i Shtetit.

Për votimin e Presidentit të ri duhen së paku 80 vota në tri raundet e votimit derisa në raundin e fundit Shefi i Shtetit mund të emërohet me 61 vota për.