Vjosa Osmani i përgjigjet Agim Veliut pa ia përmendur emrin - Gazeta Express
string(59) "vjosa-osmani-i-pergjigjet-agim-veliut-pa-ia-permendur-emrin"

Vjosa Osmani i përgjigjet Agim Veliut pa ia përmendur emrin

Gazeta Express

08/04/2020 23:52

Kryetarja e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar se aktualisht vendi ynë po kalon dy panedemi, atë të koronavirusit dhe pandeminë e politikanëve të papërgjegjshëm.

“Vendi ynë po kalon dy pandemi: atë të Coronavirusit si dhe pandeminë e politikanëve të papërgjegjshëm”, ka shkruar Osmani.

Lexo Edhe:

Osmani thotë se në këtë kohë duhet mbajtur higjienë mentale nga shpifës e shantazhues.

“Prandaj këto ditë, përveç higjienës fizike, është me rëndësi të mbajmë edhe higjienë mentale nga përpjekje të ndryshme për kontaminim nga shpifës e shantazhues. Në të dyja betejat, #Dojadalim ??”, shkruan Osmani.

Kujtojmë se ish-ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sot lëshoi një deklaratë drejtuar Osmanit ku i drejtohej me “Përkthyesja e Thaçit”. Megjithatë, Osmani vendosi që në shkrimin e saj, të mos përmendet emri Agim Veliut.

Gjtihashtu, Veliu tha në atë deklaratë se nuk do të merret më me Osmanin, e megjithatë në Pressing tha se nëse ajo merret me të, ky i fundit do të publikoj edhe tjera fakte të tjera kundër saj.