Vjosa Osmani i kërkoi Dakës që të dorëhiqet, i premtoi mirënjohje - Gazeta Express
string(64) "vjosa-osmani-i-kerkoi-dakes-qe-te-dorehiqet-i-premtoi-mirenjohje"

Lajme

Gazeta Express

14/06/2021 13:08

Vjosa Osmani i kërkoi Dakës që të dorëhiqet, i premtoi mirënjohje

Lajme

Gazeta Express

14/06/2021 13:08

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakës, të dorëhiqet nga pozita e saj në këtë institucion, në këmbim të mirënjohjes, raporton Express

Këtë kërkesë Osmani ia ka bërë Dakës në takimin e mbajtur sot në Presidencë.

Lexo Edhe:

Burime të Gazetës bëjnë të ditur se Kërkesa e Osmanit ishte që Daka të dorëhiqet nga posti i saj në krye të KQZ-së, e në këmbim të kësaj do të merrte një mirënjohje nga Presidentja.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Daka e ka refuzuar kërkesën e Osmanit, duke deklaruar se detyrën e saj e ka kryer në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ndryshe, Daka është emëruar kryetare e KQZ-së më 27 prill të vitit 2018, nga ish-Presidenti Hashim Thaçi, ndërkaq mandati i saj është 7-vjeçar.

Ky është mandati i dytë i Dakës në krye të KQZ-së./GazetaExpress/