U rikthye në jetë dhjetë orë pasi u shpall e vdekur - Gazeta Express
string(51) "u-rikthye-ne-jete-dhjete-ore-pasi-u-shpall-e-vdekur"

Gazeta Express

26/02/2020 9:13

U rikthye në jetë dhjetë orë pasi u shpall e vdekur

Gazeta Express

26/02/2020 9:13

Një grua 83-vjeçare u kthye në jetë në Ukrainë dhjetë orë pasi u shpall e vdekur, kanë zbuluar mjekët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ksenia Didukh ishte deklaruar e vdekur në shtëpinë e saj në qytetin e Stryzhavka javën e kaluar pasi mjekët ishin thirrur nga të afërmit dhe e gjetën atë pa rrahje zemre.

Lexo Edhe:

Por rreth dhjetë orë më vonë – ndërsa familja e saj kishin aranzhuar një prift për varrosjen e saj dhe duke gërmuar varrin e saj – ajo filloi të tregojë shenja jete dhe u dërgua me shpejtësi në spital, ku iu rikthye vetëdija.

Duke folur për përvojën e saj afër vdekjes, Ksenia tha që ajo pa “mbretërinë e parajsës” dhe dëgjoi babanë e saj të ndjerë që e thërriste.

Duke folur për momentin kur ajo riktheu vetëdijen, Ksenia shtoi: “Sytë e mi u hapën dhe njerëzit me të bardha po rrinin rreth meje”.

“Mendova se ishin engjëj por këta ishin mjekë. Me sa duket Zoti kishte mëshirë për mua”.