Vjosa dhe osmane


Gazeta Express
19 Shtator 2019 12:21

Kjo kolumnë është hapje e një serie psikografish për liderët konkurrues dhe partitë e tyre nga një optikë e jashtme, apartiake dhe pa dorëza

Xhemal AHMETI

Intelektualisht nuk besojmë se ka ndonjë kandidat tjetër më të përgatitur se Vjosa Osmani sa i përket sistemit politik që ka marrë përsipër ta realizojë Reapublika e re e Kosovës. Veçanërisht për arsye se krahasueshmërinë studimore të tij e ka bërë me SHBA- idolin e paaritshëm të kosovarëve. Nga studimet e saj të publikuara qoftë si provime, disertacione apo publikime revistave të specializuara manifeston një përgjegjësi të lartë ndaj shtresave sociale (fëmijët e braktisur rrugëve, gratë dhe patriarkalizmi, anomalitë e politikës nacionale karshi stabilitetit social e tjera si këto). Politikisht nuk është konservatore as në aspektin e „patriotizmit klasik nacional“e as në kuptimin e tradimit të traditës në politikë (feminizmi dhe barazia sociale). Ky është habitusi i saj real. Ai i perfomancës politike dallon nga ky.

LOJALITETI

Politikani që donë të votohet është i detyruar t’iu përshtatet mendësive të shtresave ku kërkon votën. Ky nënshtrim lojalesk e detyron politikan*en të operoj edhe me kode si „unë, bija jote Kosovë“ e të ngjashme. Kjo parullë ndez turmat e veçanta por aversionon ata që besojnë të jenë të shkolluar. Kjo ndoshta e detyron kandidaten e re më shumë të mos thirret në habitusin e saj personal që është më i vlershëm për aktualitetin se sa çdo figurë joprezente, por të kërkojë mbështetjen e kulteve historike ose të gjalla e që nuk janë më autoritative (në çdo kuptim vleror që konsiderohen si të tilla për zgjedhjet që vijnë).

PERSONI

Në kohën e krizës ekzistenciale kosovare Vjosa ishte 16–17 vjeçare. Një moshë që ngjarjet përjetohen edhe më rëndë se sa si fëmijë apo si i e pjekur që relativizon gjithçka. Këtu ne gjenim vulën e kryeneçësisë së saj si kundërshtare edhe ndaj vetë partisë ku militon kur besonte se hierarkia të mos jetë e drejtë ndaj plagëve shoqërore, të cilat janë pasojë e hiostorisë më të re. Solidarizimi me grupet e ekskluzionuara nga partia i dha formatin e pakorruptueshmërisë karshi hierarkive kur ajo besonte se janë kundër drejtësisë. Është nënë dhe integre në kuptimin «konservativ» të fjalës.

Ka qarqe që ia bëjnë problem mbiemrin se Osmani. Po të ishte në mëndësinë e së fundit do ishte bërë Sadriu –  por jo. E njejta por indikator për shumëçka tjetër.

PROGNOZA

Nëse nuk e djegin „gardat e vjetëra“ gjatë tregtimeve në formim e siper të Qeverisë së ardhshme, ajo do të luajë rolin e Margaret Thatcher sa i përket cezurës politike në Kosovë. Jo në kuptimin ideologjik. Por në kuptimin e instalimit të një politike ndryshe ngase ishte deri tash. Provimi më i rëndë i saj nëse zgjidhet kryeministre do ishte dialogu, taksa dhe reprociteti i paralajmëruar me Serbinë – të cilat nuk i plotëson dot, kështu si i flet sot. Vota ia vlen gjithsesi.

Vlerësimi:

Pesë yje si refklektorë. :). Votën time pa rezerva e ka.

[Pasnesër: Albini

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart