Vjollca nuk ka të ndalur, vjen në bashkëpunim me Xenin


Gazeta Express
12 Korrik 2019 20:39

Vetëm pak ditë pasi solli dy projekte njëherësh me këngëtarin Meda, Vjollca Haxhiu ka publikuar një tjetër këngë.

Edhe projekti i radhës është bashkëpunim dhe kësaj radhe këngëtarja vjen me artistin e njohur nga Gjakova, Shkëlzen Jetishi – Xeni.

Kënga mban titullin “Harroje kaloje” dhe për tematikë ka dashurinë.

Krijuesit e këngës janë Ghulo, Nurteel dhe Wirusi ndërsa kjo nuk është hera e parë që Vjollca dhe Xeni bëhen bashkë, duke sjell edhe më parë këngë të pëlqyera nga publiku. /GazetaExpress/

Xeni & Vjollca Haxhiu – Harroje Kaloje (Official Video 4K)

Te fundit


Kthehu lart