Vjeshta, stina e përsosur për një udhëtim të paharruar


Gazeta Express
16 Tetor 2019 14:22

Të udhëtosh do të thotë shumë më shumë sesa të shijosh vetëm disa ditë pushim, apo të shohësh gjëra që nuk i ke parë. 

Me ngjyrat e saj dhe atmosferën magjike, vjeshta është stina më e përsosur për të udhëtuar drejt një destinacioni.

Gjithçka shndërrohet në një vepër shumëngjyrëshe arti dhe kjo bën që vjeshta të mbetet një stinë shumë e preferuar për të gjithë ata që i duan udhëtimet.

Moti i vjeshtës është i përsosur për të eksploruar, qoftë ndonjë qytet apo ndonjë park kombëtar.

Granit Temaj nga “Alpventurer”, i cili ka vizituar 30 shtete dhe ka ngjitur 130 maja të maleve të ndryshme, për emisionin #gjesi në T7 i ka treguar disa arsye se përse duhet udhëtuar gjatë stinës së vjeshtës.

Përveç kësaj, Temaj i propozon disa vende që duhet vizituar patjetër gjatë kësaj stine.

Në rast se nuk keni një shoqërues në udhëtimin tuaj dhe thjesht dëshiron ta njihni veten më mirë, atëherë po bëni gjënë e duhur, sepse të udhëtosh vetëm është më bukur nga sa mund ta imagjinoni. Dhe kjo përfundimisht mund t’ju bëjë shumë mirë.

Krejt çka ju mbetet, është ta shijojeni vjeshtën dhe gjërat e bukura që ofron kjo stinë.

Te fundit


Kthehu lart