Vjen reagimi i parë nga Qeveria pas masave të Vuçiq, këto janë tri qëllimet e tij sipas Kryediplomates Gërvalla - Gazeta Express
string(110) "vjen-reagimi-i-pare-nga-qeveria-pas-masave-te-vuciq-keto-jane-tri-qellimet-e-tij-sipas-kryediplomates-gervalla"

Lajme

Gazeta Express

14/09/2024 14:53

Vjen reagimi i parë nga Qeveria pas masave të Vuçiq, këto janë tri qëllimet e tij sipas Kryediplomates Gërvalla

Lajme

Gazeta Express

14/09/2024 14:53

Kryediplomatja e Kosovës u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të dënojnë me “gjuhë të qartë dhe qëndrime të vendosura”, sjelljen dhe gjuhën agresive dhe armiqësore të Presidentit të Serbisë, Alekasndër Vuçiq duke iu referuar konferencës së djeshme të tij.

Sipas saj, synimi i Vuçiq është pengimi i normalizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, mbajtja gjallë e tensioneve në rajon dhe pengimi i proceseve integruese, raporton Express.

Lexo Edhe:

Tutje, ka thënë se Kosova është më e fortë se kurrë.

“Deklarata e tij për kinse shpalljen si të paligjshme të te gjitha organeve të institucioneve në Kosovë, është përpjekje e dëshpëruar për të sabotuar Pavarësinë e Kosovës. Synimi është pengimi i normalizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, mbajtja gjallë e tensioneve në rajon, pengimi i proceseve integruese, në sinkron të plotë edhe me interesat e Rusisë.

Kosova, si shtet sovran dhe i pavarur, me territor të mbrojtur dhe integritet territorial të pacënueshëm, si shteti me demokracinë më të konsoliduar në rajon, si vendi me rritjen më të lartë ekonomike në rajon, si shteti i qytetarëve të saj, sot është më e fortë se asnjëherë më pare”, ka shkruar ajo.