Vjen reagimi i parë i Bërnabiqit pasi Pacolli ia ndaloi hyrjen në Kosovë


Gazeta Express
30 Maj 2019 15:04

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë sot se deklarata e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Begjet Pacolli, se nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovës është në harmoni me politikën e Prishtinës.

“Njerëzit të cilët janë të gatshëm të pengojnë qarkullimin e mallit janë të gatshëm edhe ta pengojnë lirinë e qarkullimit”, ka thënë Bërnabiq pas takimit me kryeministrin sllovak Peter Pellegrini.

Ajo ka thënë se kjo është edhe kundër interesit të shqiptarëve dhe kundër vlerave civilizuese.

Duke komentuar deklaratën e kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi se nuk do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave serbe, Bërnabiq ka thënë se kjo tregon “shkallën e përgjegjësisë së tyre dhe se nuk kanë kurrfarë kapaciteti të institucioneve”.

“Formimi i AKS-së do të sillte paqe dhe më vjen keq që Prishtina dërgon porosi se serbët atje nuk kanë kurrfarë të drejtash dhe se ky nuk është vendi i tyre”, ka thënë Bërnabic, transmeton “Danas”.

Sipas gazetës beogradase, Pellegrini ka thënë se veprimet e Prishtinës nuk i kontribuojnë stabilizimit dhe se BE-ja do të duhej të reagojë më me intensitet dhe të dërgojë porosi të qartë.

Te fundit


Kthehu lart