Vjen një njoftim i rëndësishëm nga Aeroporti i Prishtinës


Gazeta Express
20 Gusht 2019 9:10

Një njoftim ka ardhur sot nga Aeroporti “Adem Jashari”, në të cilin thuhet se fluturimet e parapara nga ora 08:00-10:00, mund të kenë vonesa si pasojë e grevës nga ana e disa punonjësve.

Ja edhe njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Deshirojme te informojme publikun se fluturimet e parapara nga ora 08:00-10:00 mund te kene vonesa. Kjo rrjedh si pasoje e kercenimeve te vazhdueshme nga punonjesit qe jane pjese te greves ndaj punonjesve qe jane te gatshem te punojne.

Andaj iu kerkojme ndjese te gjithe udhetareve per vonese, meqenese ne kemi marre te gjitha masat paraprake per GREVE mirepo duke u bazuar ne takimin e djeshem me Udheheqesine e Sindikates se ANP-se, ne nuk kemi marre ne konsiderate se do te kete veprime jashte te gjitha kornizave ligjore te grevave per te penguar procesin e punes.

Menaxhmenti i ANP-se do te shqyrtoje te gjitha rastet vec e vec dhe do te marrim masa ligjore ndaj personave pergjegjes!  

Te fundit


Kthehu lart