Vjen në Shkup prokurori italian për ndjekje të mafies dhe terrorizmit, Federiko Kafiero De Raho


Gazeta Express
12 Qershor 2019 10:01

Delegacioni i Republikës së Italisë, i kryesuar nga Federiko Kafiero De Raho, prokuror publik nacional për ndjekje të mafies dhe terrorizmit dhe Franko Gabrieli, drejtor i policisë italiane – drejtor i përgjithshëm për siguri publike, sot ndodhen për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Delegacioni italian do të marrë pjesë në konferencën “Bashkëpunim i përbashkët dhe ndihma juridike në luftën kundër krimit të organizuar transnacional” që do të mbahet në Prokurorinë publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të vizitës prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski dhe prokurori publik nacional për ndjekje të mafies dhe terrorizmit, Federiko Kafiero De Raho do të nënshkruajnë Memorandum për mirëkuptim për bashkëpunim të të dy institucioneve.

Te fundit


Kthehu lart