Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi


Gazeta Express
18 Nëntor 2019 14:20

Të dielën në Prizren është raportuar një vjedhje e rëndë

Viktima ka raportuar në polici se persona të panjohur me forcë kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme e stoli ari.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç’rast i kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari, vlera e të cilave nuk dihet”, thuhet në raportin e policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke hetuar rastin.

Te fundit


Kthehu lart