Vjedhin kasafortën e marketit dhe arratisen me “Range Rover”-in e 55 vjeçarit, policia në kërkim të autorëve


load
Gazeta Express
23 Korrik 2019 16:29

Një market ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në qytetin e Durrësit!

Duke shfrytëzuar faktin që është sezoni turistik, nga ku bizneset njerrin të ardhura më të mëdha, krahasuar me periudhat e tjera të vitit, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur kasafortën e një marketi. Uniformat blu kanë konfirmuar ngjarjen, e ndërsa nuk ka informacione zyrtare për shumën që është vjedhur.

Ndërkohë, po të njëjtët persona kanë vjedhur edhe një “Range Rover”, i cili ishte parkuar shumë pranë marketit. Makina ishte në pronësi të një 55-vjeçari.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Te fundit


Kthehu lart