Vizita në Liban, Lleshaj kërkon ndihmë në tërheqjen e fëmijëve shqiptarëve nga kampet siriane - Gazeta Express
string(92) "vizita-ne-liban-lleshaj-kerkon-ndihme-ne-terheqjen-e-femijeve-shqiptareve-nga-kampet-siriane"

Gazeta Express

22/09/2020 17:41

Vizita në Liban, Lleshaj kërkon ndihmë në tërheqjen e fëmijëve shqiptarëve nga kampet siriane

Gazeta Express

22/09/2020 17:41

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i është drejtuar Libanit për të takuar homologun er tij Muhammad Fahmi dhe për t’i kërkuar shtetit libanez që ta ndihmojnë në tërheqjen e shqiptarëve të mbetur në kampin famëkeq të Al Hawl-it në Siri.

Lexo Edhe:

Takimin e ka zbardhur media libaneze, e cila njofton se pala shqiptare ka kërkuar ndihmë për tërheqjen e fëmijëve nga kampet siriane.

Kujtojmë se rastin e fëmijëve shqiptarë të mbetur nëpër kampet siriane e ngriti rasti i Alvin Berishës, i cili vitin e kaluar u shfaq në median italiane dhe më tutje arriti të merrej nga Al Haël. Por pas daljes së historisë së Alvinit, dhjetëra histori të tjera njerëzore dolën në sipërfare, mes tyre ajo e Eva dhe Endrit Dumanit.

Kujtojmë se pak dit më parë familjarët e shqiptarëve të mbetur në kampet e luftës, protestuan para godinës së kryeministrisë me një kërkesë të vetme, risjelljen e familjarëve të tyre në tokën shqiptare./Express