Vizita e Osmanit dhe Dimitrovit në Paris, tentime për ta bindur Francën për datën e negociatave - Gazeta Express
string(94) "vizita-e-osmanit-dhe-dimitrovit-ne-paris-tentime-per-ta-bindur-francen-per-daten-e-negociatave"

Gazeta Express

13/02/2020 11:22

Vizita e Osmanit dhe Dimitrovit në Paris, tentime për ta bindur Francën për datën e negociatave

Gazeta Express

13/02/2020 11:22

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov e filluan vizitën e punës në Republikën Franceze ku mbajtën takim me Kleman Bon, Këshilltar Diplomatik për Evropë të Kryetarit Emanuel Makron, njofton Portalb.mk.

“Na gëzon fakti se përshtypjet e para të metodologjisë re janë se hap mundësi për avancim thelbësor të procesit të negociatave në çdo kuptim; si në aspektin e kontrollit të fuqishëm politik dhe udhëheqjes së procesit, ashtu edhe në kuptimin të kredibilitetit të saj, parashikimit dhe respektimit të fuqishëm të parimeve meritore” – theksoi Osmani, duke shprehur shpresë se me këtë momentum të ri do të krijohen edhe parakushtet në prag diskutimeve në Samitet e ardhshme të BE-së, për krijimin e konsensusit mes vendeve – anëtare, për vendimin për fillim të negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut, para Samitit të Zagrebit në maj, përkushtuar Ballkanit Perëndimor.

Lexo Edhe:

Në këtë kontekst Dimitrov theksoi: “Duam të jemi shembull për rajonin në zbatimin e qasjes së re. Vendimi për negociata thekson fillimin e një procesi dinamik dhe të vështirë. Maqedonia e Veriut nuk do të kursehet dhe është e vendosur të ecë në këtë rrugë”.

Në kuadër të vizitës në Paris, Osmani dhe Dimitrov do të realizojnë takim edhe me Ameli de Monshalen, Sekretar Shtetëror në Ministrinë për Evropë dhe Politikë të Jashtme, përgjegjës për Çështje Evropiane, po ashtu do të takohen edhe me Kryetaren e Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin Nacional, Mariel de Sarnez si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm për Çështje Evropiane në Qeverinë e Francës, Sandrin Goden.

Vizita e sotme në Republikën Franceze të ZKQRMV Osmani dhe MPJ Dimitrov zhvillohet në një periudhë të intensifikuar të aktivitetit diplomatik dhe shtetëror, lidhur me realizimin e qëllimit strategjik për marrjen e vendimit për fillimin e negociatave aderuese, përcjell Gazeta Express./V.Leka/