Vizatimi gjigant 2,200 vjeçar i maces në Peru - Gazeta Express
string(44) "vizatimi-gjigant-2200-vjecar-i-maces-ne-peru"

Vizatimi gjigant 2,200 vjeçar i maces në Peru

Gazeta Express

20/10/2020 9:51

Një dizajn antik që duket si një mace me madhësi 120 metra, është zbuluar në Shkretëtirën Nazca të Perusë.

Gjeoglifi u gjet midis linjave Nazca, i cili një vend i gjerë i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Amerikën e Jugut. Ajo tregon një gdhendje themelore të një figure të maceve, me veshë trekëndësh dhe shenja të çuditshme në bisht, e punuar në një kodër, raporton “Metro”, transmeton lajmi.net.

Lexo Edhe:

Arkeologu Jhonny Isla, i cili drejton sistemin e menaxhimit për Parkun Arkeologjik Nazca-Palpa, tha se ishte gjetur gjatë punës për të përmirësuar hyrjen në një pikë vrojtimi për vizitorët që i’u mundëson njerëzve të shikojnë figurat gjigante që përbëjnë Linjat misterioze të Nazca.

Ai u tha mediave lokale se: “Ne e kuptuam që hyrja në pikën e vrojtimit kalonte mbi një gjeoglif dhe vendosëm ta ndryshonim atë sepse nuk mundemi të krijojmë pikë hyrjeje duke dëmtuar trashëgiminë”.

Isla shtoi: “Mund të duket e habitshme që dizajne të reja ende gjenden, por ne e dimë se ka më shumë atje. Në vitet e fundit përdorimi i dronëve, të cilët na mundësojnë të marrim imazhe nga anët e kodrave, e bën të mundur këtë”, transmeton lajmi.net.

Zyrtarët e kanë datuar projektin midis 200 p.e.s. dhe 100 p.e.s. – dhe thonë se ishte thuajse e padallueshme kur u gjet për herë të parë.

Nëntorin e kaluar doli që mbi 140 gdhendje Nazca që datojnë rreth 2,100 vjet më parë ishin zbuluar në shkretëtirën e Perusë. Ato përfshinin forma të zogjve, humanoide, një gjarpër me dy koka dhe një balenë vrasëse.

Linjat u ‘zbuluan’ për herë të parë nga arkeologët në 1927.