“Vizat po i frustrojnë kosovarët por duhen bindur vendet skeptike” - Gazeta Express
string(64) "vizat-po-i-frustrojne-kosovaret-por-duhen-bindur-vendet-skeptike"

Gazeta Express

11/08/2020 12:46

“Vizat po i frustrojnë kosovarët por duhen bindur vendet skeptike”

Gazeta Express

11/08/2020 12:46

Susanne Schutz, drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë Gjermane të Punëve të Jashtme, ka deklaruar se ky rajon do të jetë lart në agjendën e Berlinit gjatë Presidencës gjermane me BE-në.

Por, Schutz thotë se nuk do t’i zbusin kushtet që kanë për rajonin kur është fjala për sundimin e ligjit.

Lexo Edhe:

Ajo i është referuar edhe liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Ne jemi të vetëdijshëm për frustrimin e madh në Kosovë që është shkaktuar për shkak se nuk po ndodh liberalizimi i vizave”, ka thënë ajo.

“Ne po shohim nevojë që të arrijmë përparim në këtë çështje të rëndësishme, që është relevante për marrëdhëniet BE – Kosovë dhe për ekonominë e saj. Sidoqoftë për t’i bindur skeptikët e mbetur në BE do të jetë e rëndësishme që edhe Kosova ta bëjë pjesën e saj. Kjo pikësëpari nënkupton një zotim të qartë për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe forcimin e sundimit të ligjit”, ka thënë ajo.