Vitia: Nga nesër rikthehen në punë të gjithë zyrtarët në sektorin privat e publik - Gazeta Express
string(80) "vitia-nga-neser-rikthehen-ne-pune-te-gjithe-zyrtaret-ne-sektorin-privat-e-publik"

Vitia: Nga nesër rikthehen në punë të gjithë zyrtarët në sektorin privat e publik

Gazeta Express

31/05/2020 19:44

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media, foli rreth masave të reja lehtësuese që do të hyn  në fuqi nga nesër.

Ai tha se Faza e III-të, po nis falë bashkëpunimit që kanë treguar qytetarët, derisa shtoi se falë këtij organizimi nga nesër do të hapen aktivitete, por që me kujdes të shtuar.

Lexo Edhe:

“Siç jeni njoftuar që nga fillimi për rihapjen nga 4 maj, IKSHPK bashkë me MSH kanë bërë analiza të përditshme dhe pas rekomandimeve të fundit nga instituti, ato garantojnë se ekziston një rrezik i reduktuar për pandeminë dhe në bazë të tyre të rihapen disa aktivitete në Fazën e Tretë.

Mbrëmë disa nga ministritë, janë paraqit rekomandime të fundit që janë marrë edhe ato nga ministrisë përkatëse dhe më lejoni të shpreh që jam i lumtur që po e prezantojmë Fazën e Tretë nga nesër Në këtë fazë kemi arrit si bashkëpunim i të gjithë veçmas qytetarëve që jemi falënderues. Gjatë fazës së dytë kanë monitoru situatën dhe ka vlerësu që kushtet janë të mjaftueshme për hapjen e Fazës së Tretë ku kanë kontribut të gjithë. Falë organizimit mund të vijohet se të gjitha palët në sektorin publik dhe privat do të nisin punën. Hapen çerdhet e kopshtit 0-5 publike dhe private, kufijtë tokësor e pas një jave edhe atyre ajror. Do të hapen sektori i gastronomisë do të hapen qendrat tregtare. Do të kthehen në punë zyrtarët publik, barnatoret dhe do të nisin aktivitetin taksitë. Të gjitha këto janë të mundshme vetëm me masa mbrojtëse nga IKSHPK”, tha Vitia.

Ai tutje shtoi se Kosova ka qenë ndër vendet më të rrezikuara në rajon që nga 13 marsi.

“Kishim në dispozicion specialistë të fushës dhe vendosmëri titanike deri këtu kemi arrit së bashku. Mësuar e pësuam shumë, por e mbrojtëm Kosovën nga kolapsi publik. E di që që për operatorët e shërbimeve higjiena s’është diçka e re, ja dolëm se s’vendosëm theksin tek ndëshkimi, por solidariteti. Erdhëm bashkë deri këtu, ndaj sot bashkë me këto njoftime për normalitet të ri, theksojmë se rreziku s’ka kalu. As barna e as vaksinë s’ka akoma sepse kërkuesit shkencor ende s’i kanë zbulu, por e dimë se rreziku mund ta organizojmë jetën me përvojën e krijuar”