Vitamina D lufton COVID-in? - Gazeta Express
string(26) "vitamina-d-lufton-covid-in"

Gazeta Express

11/11/2020 10:01

Vitamina D lufton COVID-in?

Gazeta Express

11/11/2020 10:01

Vitamina D ka dalë sërish në qendër të vëmendjes si një armë për të luftuar koronavirusin e ri, pas një serie studimesh.

Sipas Daily Mail, qeveria britanike po u kërkon shkencëtarëve të saj që të shqyrtojnë më tej ndikimin e kësaj vitamine te simptomat e koronavirusit.

Lexo Edhe:

Provat që kanë dalë janë kaq shpresëdhënëse, sa qeveria po planifikon të dërgojë suplemente të kësaj vitamine nëpër azile dhe në qendra të kujdesit social.

Që në fillimet e pandemisë u përfol se vitamina D, e njohur edhe si vitamina e rrezeve të diellit, të mbron nga virusi i ri.

Kjo vitaminë ndikon te sistemi imunitar i njerëzve. Ndërkohë, shkencëtarët kanë nisur një testim për të parë sa ndikon shtimi i sasisë së kësaj vitamine te simptomat. Vitamina D ndikon edhe te të tjera sëmundje të kësaj stine, por edhe në problemet respiratore.