Visar Bekaj, sërish shpallet portieri më i mirë në Shqipëri - Gazeta Express
string(58) "visar-bekaj-serish-shpallet-portieri-me-i-mire-ne-shqiperi"

Sport

Gazeta Express

27/01/2023 23:48

Visar Bekaj, sërish shpallet portieri më i mirë në Shqipëri

Sport

Gazeta Express

27/01/2023 23:48

Visar Bekaj është shpallur si “Portieri më i mirë” për vitin 2022 në Shqipëri.

Për portierin nga Kosova është viti i dytë radhazi që shpallet më i miri në elitën e futbollit shqiptar, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Bekaj këtë epitet e mori këtë të premte, në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që u organizua nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).

“Falënderoj Zotin për këtë arritje profesionale! Për herë të dytë radhazi – portieri më i mirë i vitit!”, shkroi reprezentuesi i Kosovës.

Kujtojmë se 25-vjeçari është pjesë e klubit të Tiranës që nga viti 2020. Në Kosovë ai kishte nisur karrierën si profesionist te Prishtina. /Gazeta Express/