Kina njoftoi sot mbylljen e shumë sektorëve të Murit të Madh si edhe të monumenteve të tjera simbol në Pekin, në kuadër të masave për kontrollin e përhapjes së koronavirusit.
”Varreza e Dinastisë Ming dhe Pylli i Faltoreve do të mbyllen duke filluar nga e shtuna”, theksuan autoritetet përgjegjëse të monumenteve.Edhe Stadiumi Kombëtar i Pekinit, i ashtuquajtur “Foleja e Zogut”, i ndërtuar për Lojërat Olimpike 2008 në Pekin, u mbyll gjithashtu sot, me qëllim parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së sëmundjes
Më shumë se 40 milionë kinezë janë izoluar tashmë në qytetet e tyre, në vazhdimësi të masave mbrojtëse kundër pneumonisë virale.
Gjithsej, 13 bashki kanë marrë masa kufizuese në rajonin e Wuhan-it, metropoli me 11 milionë banorë, vendi i origjinës së epidemisë që shpërtheu në dhjetor.
Sipas një bilanci të fundit, sëmundja ka prekur 830 persona në Kinë, nga të cilët 26 kanë vdekur.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...