Virusi kinez: Shtetet e Bashkuara evakuojnë stafin e konsullatës në Wuhan - Gazeta Express
string(71) "virusi-kinez-shtete-e-bashkuara-evakuojne-stafin-e-konsullates-ne-wuhan"

Gazeta Express

26/01/2020 9:37

Virusi kinez: Shtetet e Bashkuara evakuojnë stafin e konsullatës në Wuhan

Gazeta Express

26/01/2020 9:37

Autoritetet amerikane dhanë urdhër të shtunën për evakuimin e diplomatëve dhe qytetarëve nga qyteti Wuhan, i cili është epiqendra e koronavirusit që tashmë është përhapur edhe në pjesë të tjera të botës.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të organizojë një fluturim të veçantë të dielën për t’i larguar nga Wuhan-i stafin e Konsullatës së Përgjithshme dhe familjet e tyre. Raportohet se përmes këtij fluturimi do të largohen rreth 230 persona.

Lexo Edhe:

Ky vendim erdhi pas negociatave me Ministrinë e Jashtme të Kinës dhe agjencitë e tjera qeveritare të këtij shteti. Besohet se në Wuhan tash për tash ndodhen rreth një mijë shtetas amerikanë, shkruan “China Daily”, transmeton Gazeta Express.

Shtete e Bashkuara gjithashtu kanë vendosur që përkohësisht ta mbyllin Konsullatën e Përgjithshme në qytetin e prekur nga virusi.

Në aeroplanin e veçantë do të ketë mjekë amerikanë, të cilët do t’i kontrollojnë udhëtarët dhe do të kujdesen për parandalimin e përhapjes së virusit në rast se ndonjëri nga udhëtarët del të jetë i infektuar.

Ndryshe, Departamenti i Shtetit të enjten i paralajmëroi qytetarët amerikanë që të mos udhëtojnë drejt provincës Hubei të Kinës, ku janë regjistruar më së shumti raste të koronavirusit.