Virusi kinez dyshohet se ka arritur edhe në Britaninë e Madhe - Gazeta Express
string(61) "virusi-kinez-dyshohet-se-ka-arritur-edhe-ne-britanine-e-madhe"

Virusi kinez dyshohet se ka arritur edhe në Britaninë e Madhe

Gazeta Express

22/01/2020 17:44

Virusi vdekjeprurës, i cili së pari është përhapur në disa vende të Azisë, pastaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është raportuar se ka arritur edhe në Britaninë e Madhe, shkruan Dailymail.

Zyrtarët mjekësorë kanë thënë se duhet shtuar masat mbrojtëse, për shkak se ekziston dyshimi që infeksioni nga coronovirusi ka arritur edhe në Britaninë e Madhe.

Lexo Edhe:

Ekspertët e kanë krahasuar këtë virus me pandeminë e gripit spanjoll, e cila ka ndodhur në vitin 1918 dhe ka vrarë përafërsisht 50 milion njerëz në tërë botën.

Shkencëtarët janë duke tentuar që në mënyrë urgjente të krijojnë vaksinën kundër këtij virusi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë së shpejti do të shpallë krizë emergjente. Ata u kanë bërë apel njerëzve të mos vizitojnë Wuhan, qytetin në të cilin gjenden më së shumti të infektuar nga coronovirusi.   

Ekspertët e shëndetit gjithashtu kanë treguar, që njerëzit nuk kanë imunitet ndaj këtij virusi, që nuk është parë ndonjëherë më parë, prandaj masat parandaluese duhet të jenë të menjëhershme. /Express