Virologu gjerman: Jo vetëm valë të dytë, por do të ketë edhe valë të tretë të koronavirusit - Gazeta Express
string(89) "virologu-gjerman-jo-vetem-vale-te-dyte-por-do-te-kete-edhe-vale-te-trete-te-koronavirusit"

Gazeta Express

10/07/2020 13:49

Virologu gjerman: Jo vetëm valë të dytë, por do të ketë edhe valë të tretë të koronavirusit

Gazeta Express

10/07/2020 13:49

Virologu gjerman Hendrik Streck beson se do të ketë  valë të dytë dhe të tretë të infeksionit covid-19 dhe se shoqëria duhet të mësohet të jetojë me koronavirusin.

Në të ardhmen e afërt, ai nuk sheh përparim në zhvillimin e vaksinës, pavarësisht faktit se një numër i madh njerëzish janë të përfshirë në kërkime në të gjithë botën.

Lexo Edhe:

Streck nuk është i bindur në rezultatet e deritanishme në zhvillimin e një vaksine ose ilaçi. Prandaj, thotë ai, shoqëria duhet të jetojë me koronavirusin, transmeton Reporteri.

“Ne duhet të pajtohemi me atë dhe të bëjmë sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo do të thotë se do të kemi lëkundje të vazhdueshme, gjë që tashmë po ndodh”, shpjegoi një nga virologët kryesorë të Gjermanisë.