Vinicius mëson rezultatin për COVID-19 - Gazeta Express
string(38) "vinicius-meson-rezultatin-per-covid-19"

Vinicius mëson rezultatin për COVID-19

Gazeta Express

09/07/2020 19:01

Vinicius Junior (19 vjeç) ka rezultuar negativ për koronavirusin, siç raportohet nga AS.

Braziliani, i cili të enjten në mëngjes mori një rezultat jo të mirë për shkak të një dështimi të testit, i është nënshtruar një testi të dytë që ka treguar se ai nuk është i infektuar dhe se virusi për pasojë, nuk gjendet në trupin e tij, edhe pse u dyshua.

Lexo Edhe:

Edhe Zinedine Zidane në konferencë për media e konfirmoi këtë ngatërresë me Vinicius, duke thënë se nuk ka dal as negativ dhe as pozitiv, ndërsa testimi i dytë pasdite rezultoi që braziliani është i pastër.

Kështu, Vini sipas AS, do të ftohet nga Zidane për ndeshjen e së premtes kundër Alaves, që do të zhvillohet në Alfredo di Stefano. /Gazeta Express/